Rreth Nesh

Jam Frida Banush, një floriste me 17 vite përvojë dhe një pasion të thellë për artin e luleve. Çdo ditë, krijoj kompozime unike dhe të bukura për evente të ndryshme. Floristika nuk është thjesht një profesion për mua, por një pasion që më lejon të shpreh krijimtarinë dhe dashurinë për natyrën.

Gjatë viteve, jam trajnuar në shkolla të njohura, përfshirë London Flower School, dhe kam ndjekur kurse të specializuara me floristë të famshëm si Jeff Leatham dhe Karen Tran. Për më tepër, kam përfunduar rreth 41 trajnime, që variojnë nga 4 deri në 7 ditë, në kategori të ndryshme të kësaj fushe, dhe gjithashtu kam nje eksperiencë në dasma në Villa Carafa, Itali.

Limitless

Certifikata

Certificate of Completion from Vivi Firenze
Certificate of Excellence from The Floral Experience Karen Tran
Attestato di Partecipazione from Scuola Italiana Florista

Këto eksperienca kanë forcuar aftësitë e mia teknike dhe artistike, duke më mundësuar të krijoj kompozime që jo vetëm janë të bukura, por edhe plotësojnë nevojat dhe dëshirat e klientëve të mi.

Principet tona

Cilesi e persosru

Koncepti i dyqanit bazohet në buqeta elegante dhe të dizajnuara me stil, të krijuara ekskluzivisht me lule të freskëta. Cilësia e lartë dhe asortimenti unik, që është i vështirë për t’u gjetur në dyqane të tjera, janë thelbësore për ne.

Ne i përgatisim buqetat tona duke përdorur një teknologji me shumë nivele, e cila na lejon të shfaqim bukurinë e vërtetë të luleve. Nuk përdorim gjelbërim për të krijuar një volum të rremë në buqeta (ose pjeserisht ) – klientët tanë e vlerësojnë dhe e dallojnë këtë veçori.

Koleksione ekskluzive dekorimi

Çdo sezon sjellim në hapësirën tonë artikuj ekskluzivë dekorativë nga Europa, Turqia dhe Kina. Dyqani ynë ofron gjithashtu një koleksion bazë të vazove transparente prej qelqi, perfekte për buqetat tuaja të mrekullueshme. Të gjitha këto mund të jenë një dhuratë e shkëlqyer për një të dashur ose një element i ri i përsosur për dekorin e shtëpisë suaj.

 

Shërbim i pakushtëzuar

Koncepti ynë bazohet gjithashtu në një aspekt tjetër thelbësor – shërbimin e pakushtëzuar, të cilin ju – klientët tanë – e vlerësoni kaq shumë.

Këtu përfshijmë efikasitetin, vëmendjen ndaj detajeve, konfidencialitetin, si dhe mirëdashjen dhe mikpritjen e sinqertë. Mund të na besoni plotësisht!

Clients

Our Store